Sot protestohet në Ferizaj

24 gusht 2021 | 08:28

Sot në Ferizaj do të mbahet një protestë pas vrasjes së 18 vjeçares, M. O., ndërsa Rrjeti i Grave të Kosovës një ditë më parë kërkoi dënim maksimal të fajtorëve.

Protesta organizohet nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore para Stacionit Policor në Ferizaj me fillim nga ora 12:00.

Në protestë do të marrë pjesë edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

“Unë do t’i bashkohem protestës ‘Drejtësi për gratë e vrara’, e cila do të mbahet pranë Stacionit Policor në Ferizaj!

Angazhimi shoqëror dhe institucional është i domosdoshëm për ndryshimin e mentalitetit patriarkal dhe për veprime serioze kundër dhunës ndaj grave, dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore!”, shkruan Haxhiu.

Ajo ka thënë se do të kërkojë përgjegjësi nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

“Pos këtij rasti që përfundoi me vrasje shohim një tjetër skandal në sistemin gjyqësorë pasi shohim se i dyshuari kryesor kishte aktakuzë të ngritur që nga viti 2013. Pra shtrohet pyetja se si ka mundësi që një person i tillë të jetë i lirë apo pse deri më tani nuk ka pasur një shqyrtim gjyqësor. Për këtë rast duhet të na flasë Këshilli Gjyqësor dhe shpresoj se nuk do të konsiderojnë këtë deklaratë timen si ndërhyrje në drejtësi”, ka thënë Haxhiu.

Të dielën, më 22 gusht, dy persona e kanë dërguar pa shenja jete në spitalin e Ferizajt një 18 vjeçare dhe më pas kanë ikur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se është më…