Sot protestohet në Prishtinë për 300 eurot shtesë që s’ua dhanë

06 tetor 2020 | 08:23

Një protestë tjetër e stafit mbështetës shëndetësor është paralajmëruar për sot nga ora 10:00, pranë drejtorisë së ShSKUK-së, me kërkesë për realizimin e shtesave në paga prej 300 eurosh. Këshilli Organizativ ka paralajmëruar se do t’i vazhdojë protestat deri në realizimin e premtimit të Qeverisë së Kosovës.

“Këtë ditë do të fillojmë bojkotimin e punës për një orë pune, kurse nëse nuk ka reflektim pozitiv nga menaxhmenti dhe qeveria, do t’i vazhdojmë protestat e radhës në ditët në vijim, me radikalizim të veprimeve tona”, thuhet në njoftim.

Ftesa për protestë iu drejtohet specializantëve, përfaqësuesve të administratës, vozitësve të auto-ambulancave, pjesëtarëve të sigurimit, shërbyesve të ushqimit, recepcionistëve, pastruesve, të cilët janë të punësuar në QKUK dhe ShSKUK dhe të gjithë atyre që nuk kanë përfituar deri më tani shtesën e premtuar nga Qeveria e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Komisionin Hetimor për Menaxhimin e Pandemisë nga Qeveria e…