Sot protestojnë punëtorët teknikë të QMF-ve dhe të disa shkollave në Prishtinë

21 nëntor 2023 | 08:21

Punonjësit e Qendrave të Mjekësisë Familjare në Prishtinë si dhe punëtorët teknikë të 9 shkollave do të protestojnë sot.

Ata do të protesojnë para komunës së Prishtinës për të kërkuar rritje të pagave.

Protesta pritet të fillojë nga ora 10:00.

Ata kanë bërë me dije se nëse kjo protestë nuk do të ketë rezultate, kryetarët e shoqatave do ta caktojnë datën për hyrje në grevë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hisen Berisha, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e…