Sot seancë plenare për rritjen e çmimeve

30 qershor 2022 | 08:18

Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare, ndërsa në rend dite janë disa projektligje dhe debati parlamentar për masat që duhet të ndërmerren për t’i ndihmuar qytetarët që të përballen me rritjen e çmimeve në prodhimet kryesore.

Seanca do të nisë në orën 10:00.

Rendi i ditës:

Deklarimet jashtë rendit të ditës,

Pyetjet parlamentare,

Miratimi i procesverbalit nga seanca plenare e mëparshme,

Debat parlamentar për masat që duhet të ndërmerren për të ndihmuar qytetaret të përballen me rritjen e çmimeve në produktet esenciale,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-017 për Agjencinë për parandalimin e korrupsionit,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-108 për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2021,

Shqyrtimi i Mocionit për shkarkimin e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë,

Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Bordit për Ankesat e Mediave. /Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria federale do të lehtësojë angazhimin e punonjësve të huaj…