Sot Shaqirit i bëhen testet për transferim te Lioni

23 gusht 09:30

Xherdan Shaqiri do t’iu nënshtrohet testeve mjekësore te Lyoni mëngjesin e sotëm, para se ta kompletojë kalimin nga Liverpooli te gjiganti i Ligue 1 të Francës.

Lyoni dhe Liverpooli më në fund arritën marrëveshje në fundjavë për yllin e lindur në Kosovë dhe ai fluturoi drejt qytetit francez të dielën në mbrëmje, raporton Gazeta Express.

Përfaqësuesit të Zvicrës iu dha leje për të udhëtuar drejt Francës për t’i kryer testet e nevojshme mjekësore dhe kalimi i tij në Lyoni tani është vetëm formalitet.

Lyonit do t’i kushtojë 11 milionë euro blerja e Shaqirit.

29-vjeçari arriti marrëveshje me Lyonin kohë më parë për kontratë pesëvjeçare me pagë vjetore prej 4 milionë eurove.

Shaqiri i zhvilloi 63 ndeshje për Liverpoolin, të cilit i ishte bashkuar më 2018 nga Stoke City për 15 milionë euro. Por lëndimet luajtën rol të madh për të mos e lejuar atë ta ketë një vazhdimësi të dëshiruar në Anfield.

29-vjeçari e shijoi një Kampionat Evropian mahnitës Euro 2020 këtë verë, duke i ndihmuar Zvicrës ta arrijë një çerekfinale historike me tri gola të shënuara.

Pas Euro 2020, Shaqiri i kishte kërkuar Liverpoolit ta lejonte të largohej.

Kjo do të jetë liga e katërt e madhe evropiane që Shaqiri do të luajë, pasi  në të kaluarën luajti për Bayern Munich në Bundesligë dhe Interin në Serie A.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është raportuar se viktima femër në spitalin rajonal në Pejë…