Sot shi dhe rrufe

24 shtator 2023 | 08:55

Moti sot do të jetë me vranësira të mesme dhe të ulëta që krijojnë kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Shtrirja e reshjeve nuk do të jetë e ngjashme në të gjithë territorin, por sasitë do të jenë mesatare deri të larta, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 21-25 gradë celsius.

Do të fryejë erë kryesisht nda verilindja e lehtë dhe lokalisht e fortë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Afrim Bunjaku, nga fshati Samadrexhë e Vushtrrisë, është rreshteri që…