Sot takohen Ballkani – Llapi dhe Malisheva – Feronikeli

18 shtator 2021 | 08:11

BKT Superliga në futboll rikthehet me ndeshjet e javës së pestë. Sot (e shtunë) zhvillohet derbi në mes të Ballkanit dhe Llapit në Suharekë.

Vendasit, pas barazimit ndaj Dritës si mysafirë, do të kërkojnë tri pikët e plota në këtë ndeshje, kurse Llapi që u befasua në ndeshjen e fundit nga Malisheva, do të përpiqet t’u rikthehet rezultateve pozitive.

Në ndeshjen tjetër përballen dy skuadrat që në mesjavë shijuan fitore, Malisheva dhe Feronikeli. Të dielën zhvillohen tri ndeshjet e tjera që, gjithashtu, do të jenë interesante.

Liderja aktuale, Drenica, e pret Dritën në Skenderaj dhe do të përpiqet ta mposhtë këtë skuadër dhe të ruajë pozitën e parë, në anën tjetër gjilanasit shpresojnë t’i zbresin kuqezinjtë nga froni.

Prishtina në Klinë kërkon pikët maksimale ndaj Dukagjinit, kurse edhe Gjilani pret fitore ndaj Ulpianës.

BKT Superligë

Të shtunën takohen:
16:00 Ballkani – Llapi
16:00 Malisheva – Feronikeli

Të dielën takohen:
15:00 Dukagjini – Prishtina
16:00 Drenica – Drita
16:00 Gjilani – Ulpiana

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Compania Ndërtimore ANBI SH.P.K. Njësia në Kosovë me seli në…