Sot vaksinohen pacientët me hemodializë

15 prill 2021 | 10:08

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar rreth planit të vaksinimit për ditën e sotme.

Siç bëhet e ditur, Komiteti për vaksinim kundër Covid-19 ka njoftuar se gjatë ditës së sotme procesi i vaksinimit kundër Covid-19 po vazhdon me vaksinimin e pacientëve të hemodializës: për ata të Komunës së Prishtinës në qendrën “1 Tetori”, kurse për të tjerët, në njësitë e vaksinimit të QKMF-ve në komunat përkatëse ku ata banojnë.

Gjithashtu, krahas vaksinimit të pacientëve të hemodializës, gjatë kësaj kohe bëhet e ditur se procesi i vaksinimit është i hapur edhe më tej për profesionistët shëndetësorë si dhe për personat mbi moshën 80-vjeçare.

:Kurse, duke filluar nga data 16 prill 2021 (e premte) për disa ditë me radhë, në Prishtinë dhe në të gjitha komunat, do të fillojë vaksinimi i personave të moshës 75-79 vjeç me sëmundje kronike, sipas listës së diagnozave të pacientëve me sëmundje kronike, të dëshmuar me raport mjekësor me rastin e paraqitjes për vaksinim”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agim Makaj, shpall të pavlefshme diplomen e Fakultetit Ekonomik me…