Sot varrosen tri viktimat e aksidentit në Gjermani
21 tetor 2020
| 08:23
Sot, me fillim nga ora 16:00, në fshatin e Rahovicë të Ferizajt do të mbahet ceremonia e varrimit të tre anëtarëve të një familjeje që vdiqën tragjikisht në një aksident në Gjermani.
Ditë më parë tre anëtarë të një familje nga Kosova kanë humbur jetën në Gjermani në komunikacion. Ata ishin duke u kthyer nga Kosova në Zvicër, pas pushimeve.



