Trumpi më shumë paguan taksa në Kinë se në Amerikë për llogarinë bankare

21 tetor 2020 | 08:21

Sipas raportimit të gazetës “New York Times”, presidenti amerikan Donald Trump ka një llogari bankare në Kinë, që mund të jetë goditje ndaj fushatës së tij, gjatë së cilës ai ka thënë se do të jetë i ashpër me Pekinin.

Në rishikimin e taksave nga gazeta e njohur amerikane u vërejt një llogari bankare në Kinë që nuk ishte raportuar më parë. Ajo llogari kontrollohet nga menaxherët e kompanisë “Trump International Hotels”. Përmes kësaj llogarie, Kinës i janë paguar 188 561 dollarë si taksë nga viti 2013 deri më 2015.

Disa javë më parë, e njëjta gazetë raportoi se kreu i Shtëpisë së Bardhë i ka paguar vetëm 750 dollarë taksa në Shtetet e Bashkuara në vitet 2016 dhe 2017, shkruan “The Guardian”, transmeton Express.

Në bazë të të dhënave të taksave, Trumpi i ka investuar së paku 192 000 dollarë në pesë kompani të angazhuara për arritje të marrëveshjeve tregtare me Kinën.

Ndryshe, presidenti Trump gjatë fushatës është zotuar se do të mbajë qëndrim të ashpër ndaj Kinës për disa çështje, nga shkelja e të drejtave të njeriut në Xinjiang deri të përgjegjësia për përhapjen e koronavirusit në botë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetët e Kosovës para vetes do të kenë sërish një…