Sot, vranët dhe me shi

20 prill 2021 | 08:46

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se gjatë ditës së martë do të ketë vranësira dhe reshje të dobëta shiu.

IHK njofton se të mërkurën dhe të enjten parashihen vranësira të pjesshme dhe ngritje të vlerave maksimale.

Të premten pritet një rënie e lehtë e temperaturave por që gjatë vikendit do të pësojnë ngritje.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 deri 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-17 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-5m/s.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika…