Sot zbulohen dy gjysmëfinalistët e fundit në Final 8 Liga Unika Lajthiza

28 mars 2024 | 10:04

Sot do të luhen dy ndeshje të vlefshme për çerekfinalet në kuadër të Final 8 Liga Unika Lajthiza.

Fillimisht do të ballafaqohet Peja me Teutën duke filluar nga ora 16:00.

Ndërsa në takimin e dytë, Besëlidhja do të përballet me Sigal Prishtinën, nga ora 19:00.

Përndryshe, Prishtina dhe Golden Eagle Ylli janë skuadrat e para që siguruan gjysmëfinalen e kësaj gare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar demonstratat popullore të…