Sot zhvillohen 10 ndeshje në Kupën e Kosovës

06 dhjetor 2023 | 10:49

Edhe ditën e sotme do të zhvillohen ndeshje shumë interesante në Kupën e Kosovës në futboll.

Ndeshjet e 1/16 së finales kanë nisur ditën e djeshme, ku Llapi dhe Malisheva me fitore para adhuruesve të vet kanë siguruar kalimin tutje.

Ndërkohë ditën e sotme në fushë do të zbresin emrat e mëdhenj të futbollit kosovar ku kërkojnë të marrin fitore të pritura.

Drita luan në udhëtim te Dardania, derisa Ballkani ndeshet me Drenicën në Skenderaj.

Prishtina udhëton për tu përballur me Rahovecin, ndërsa Gjilani në kryeqytet takohet me Ramiz Sadikun.

Në kryeqytet luhet edhe sfida Flamurtari – Ballkani, ndërsa interesant është edhe dueli Vëllaznimi – Ferizaj.

Të gjitha ndeshjet e 1/16 së finales në Kupën e Kosovës fillojnë nga ora 12:00.

Përballjet e Kupës

Llapi – Phoenix                   4-1
Malisheva – Kika                3-2

Të mërkurën takohen:
Flamurtari – Dukagjini
Rahoveci – Prishtina
Fushë Kosova – 2 Korriku
Vllaznia (P) – Trepça ’89
Ramiz Sadiku – Gjilani
Feronikeli 74 – Istogu
Dardania – Drita
Liria – Rilindja 1974
Vëllaznimi – Ferizaj
Drenica – Ballkani

Të enjten takohen:

Prishtine e Re – Behari
Suhareka 23 – Trepça
Ulpiana – Vjosa

Të premten takohen:
Dinamo – Vushtrria

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Erik Ten Hag ka folur për mediet angleze para derbit…