Sot zhvillohen çerekfinalja e dytë, Peja dhe Bashkimi në epërsi

20 prill 2021 | 10:00

Sot (e martë) do të zhvillohen ndeshjet e dyta çerekfinale të “play-off”-it në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll.

Sigal Prishtina dhe Peja do të përballen sërish. Pejanët e fituan bindshëm takimin e parë 106-77 dhe do të përpiqen ta fitojnë edhe ndeshjen e dytë për të kaluar në gjysmëfinale, ku i pret Ponte Prizreni, derisa prishtinasit do të përpiqen ta barazojnë rezultatin në 1-1.

Takim më dramatik ishte mes Golden Eagle Yllit dhe Bashkimit, ku prizrenasit fituan pas vazhdimit 79-94. Nëse fitojnë prizrenasit edhe në ndeshjen e dytë, do të kualifikohen në gjysmëfinale, ku i pret Rahoveci, ndërsa skuadra therandase do të mundohet të barazojë shifrat në 1-1. Skuadra që shënon dy fitore kualifikohet në gjysmëfinale. Ponte Prizreni dhe Rahoveci janë kualifikuar drejtpërdrejt në gjysmëfinale.

Të martën takohen:
17:00 Sigal Prishtina – Peja
20:15 Bashkimi – Golden Eagle Ylli

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova ka rënë për tetë pozita, në krahasim me vitin…