Kosova bie për tetë pozita në indeksin për lirinë e mediave

20 prill 2021 | 09:57

Kosova ka rënë për tetë pozita, në krahasim me vitin e shkuar, për lirinë e mediave, sipas raportit të Reporterëve pa Kufij. Tani vendi është i 78-i në indeksin për Lirinë e Medias, në krahasim nga vendi i 70 sa ishte vitin e shkuar.

Në përshkrimin për Kosovën, në raport theksohet se “mediat në Kosovë, sikur pothuajse gjithçka tjetër në këtë shtet, mbetet e ndarë në linja etnike”.

“Qasja në informacione të caktuara shpesh është e kufizuar në një etni të caktuar apo grup politik, dhe mediumet janë kryesisht të përqendruara në çështjet që lidhen me kombësinë e tyre dhe i mbulojnë ato vetëm nga këndvështrimi i tyre”, sipas raportimit që thekson se “disa gazetarëve serbë nga Serbia nuk iu lejua hyrja në Kosovë në fillim të 2021-s”.

“Gazetarët dhe mediat në Kosovë i ekspozohen një ambienti armiqësor që përfshin sulme fizike dhe verbale, sulme kibernetike, presion për të censuruar veten dhe mungesë transparence për pronësinë e mediave. Mediat financiarisht fragjile janë të ndjeshme për ndikime politike dhe, si rezultat i ndikimit pandemik, shumë gazeta është dashur të ndërpresin versionin e shtypur”, thuhet në vlerësimin për Kosovën.

Nga vendet e rajonit, Shqipëria është e 83-a, Bosnje-Hercegovina është renditur e 58-a në listë, Maqedonia e Veriut 90, Serbia 93 dhe Mali i Zi 104.

Në raportin e vitit 2021 është thënë se gazetaria – vaksina kryesore kundër dezinformatave – është plotësisht apo pjesërisht e bllokuar në 73 për qind të 180 vendeve që përfshin organizata në listën e saj.

Norvegjia është renditur e para në listë. Finlanda ka mbajtur vendin e dytë, derisa Suedia është renditur e treta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person (shtetas i Shqipërisë) është ekstraduar nga autoritet e…