Sot zhvillohen dy ndeshje në Superligë

28 shtator 2018 | 12:16

Sot (e premte) do të zhvillohen dy ndeshje të javës së shtatë në IPKO Superligë.

Në orën 15:30 në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, Trepça ’89 e pret skuadrën e Ferizajt, kurse në Skenderaj do të ballafaqohen Drenica dhe Ballkani. Të shtunën janë në program dy ndeshjet e tjera, takohen Feronikeli – Liria dhe Llapi – KEK-u. Kjo xhiro mbyllet të dielën në mes Gjilanit dhe Dritës dhe Prishtinës dhe Flamurtarit. Ndeshja në mes të skuadrave nga kryeqyteti zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 18:45.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aaron Ramsey pritet të largohet nga Arsenali në afatin kalimtar…