Sot zhvillohen tri ndeshje në Superligë
                09 nëntor 2022
                |  11:24
            
        Superliga e Kosovës në futboll sot kthehet në mesjavë për ta zhvilluar xhiron e 16. Këtë javë e nisin 3 duele shumë interesante.
Pas humbjes nga Dukagjini, Malisheva e pret në “Liman Gegaj” ekipin e Prishtinës e cila ka dy barazime radhazi.
Serinë e fitoreve dhe formën e mirë ka për qëllim ta vazhdojë Dukagjini, që ndeshet me Drenicën në Skenderaj. Drenicës i duhet fitorja për ta ruajtur distancën me ekipet që rrezikojnë rënien nga liga.
Duel i fortë pritet edhe ai skuadrave të fundit të tabelës. Ferizaj e pret Trepcen’89 të mërkurën në stadiumin e qytetit. Të gjitha ndeshjet fillojnë nga ora 13:00.
                        


                                        
                                        
                                        
                                        
                                        
                                        