Sot zhvillohet ndeshja Estonia – Kosova

08 tetor 2019 | 12:29

Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave e ka zhvilluar stërvitjen e fundit para ndeshjes kundër Estonisë, në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2021”.

Stërvitja u zhvillua në stadiumin “Tartu Tamme” ku edhe do të zhvillohet sot ndeshja, duke filluar në orën 18:15. Atmosfera në kampin e “Dardaneve” është shumë e mirë dhe të gjitha futbollistet janë të gatshme për lojë dhe e presin këtë duel me entuziazëm dhe dëshirë të madhe për të realizuar fitoren e dytë në këto kualifikime.

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Marrëveshja e Brexit është e pamundur, ka thënë një burim…