Sot zhvillohet ndeshja Ferizaj – Drenica

02 tetor 2018 | 11:07

Xhiroja e tetë e PKO Superligës do të zhvillohet në mesjavë. Ndeshja e parë zhvillohet sot (e martë) në mes të Ferizajt dhe Drenicës, e cila fillon në orën 15:30.

Ferizaj nuk po arrin rezultate pozitive dhe në këtë ndeshje synim do ta ketë fitoren, kurse në anën tjetër kuqezinjtë nga Skenderaj nuk do të udhëtojnë me flamur të bardhë. Katër ndeshje zhvillohen të mërkurën, në mesin e të cilave edhe derbi në mes të Llapit dhe Feronikelit.

Në ndeshjet e tjera takohen: Drita-Trepça ’89, Liria-Prishtina dhe KEK-u-Ballkani. Të enjten zhvillohet ndeshja e fundit për këtë xhiro në mes të Flamurtarit dhe Gjilanit.

/Epoka e re/ 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Universitetin e Gjakovës "Fehmi Agani” u zgjodhën strukturat e…