Sovraniteti i Shtetit

29 qershor 2023 | 22:17

Shkruajnë: Hajrullah Tërnava dhe Arben Dashevci, njohës të çështjeve të sigurisë

Më 26.06.2023 filloi teatri i radhës nga ana Serbisë në Republikën e Kosovës, ku paraprakisht qysh në fillim fituam përshtypjen se çdo gjë ishte e planifikuar, si vazhdimësi e luftës speciale kundër vendit tonë qe nga viti 1999 e tutje.

Nuk duhet harruar asnjeherë se kjo luftë speciale ka filluar menjëherë pasi forcat e kasapit të ballkanit, Millosheviqit u larguan përfundimisht nga Kosova më 12 Qershor 1999.

Ata kurrë nuk janë ndalur së sulmuari në forma të ndryshme Republikën e Kosovës.

Sa shumë incidente të provokuara direkt nga Serbia kanë ndodhur para 26 Majit 2023 ne as që mundemi t’i numërojmë më sepse janë thjeshtë shumë dhe kanë ndodhur në vazhdimësi.

Serbia nuk i ka zgjedhur as atëhere dhe as tash mjetet ose metodat që të na dëmton si Shtet, me të vetmin qëllim të na prezanton para botes se ne jemi jo funksional si Shtet.

29 Maji 2023 filloi me protesta – përplasje, invlovime të grupeve të rrezikshme kriminale në turma me qyetarë, e bënë atë që e pamë në TV-të tona, ata lënduan 30 pjesëtarë të Forcës Paqeruajtëse KFOR/NATO, u munduan me metoda  të ndryshme ta destabilizojnë situaten në Kosovë me ndihmën e shërbimeve Serbo- Ruse, duke pas parasysh zhvendosjen e vëmendjes nga lufta e  pa provokuar ne Ukrainë dhe agresioni Rusë atje në krye me Despotin Putin.

Ngjarjet ne veriun e Kosovës janë ende në zhvillim e sipër edhe në këtë moment, situata mbetet mjaftë e tensionuar me mundësi eskalimi.

E vetmja kartë që i ka mbetur Vuçiçit është destabilizimi i Kosovës, sepse Beogradi vlonte dhe po vlon nga protestuesit Serbë kundrejt Vuçiçit këtij propaganduesi i fundit të mbetur në Ballkan dhe Evropë.

Ata po e kërkojnë me ngulm dorëheqjen e tijë, më së miri pushtetin kriminal të Vuçiçit e shpjegojnë gazetat prestigjioze New York Times dhe Guardian, kurse me ne si fqinjë veriorë që është sillet në 24/7 si armik dhe vepron si armik.

Skenari i tij nuk ishin vetëm protestat dhe kaosi, ai shfytezoi territorin tonë me agresion klasik rrëmbeu/kidnapoi tre policët e Kosoves, që i perkasin njesisë kufitare.

Policët e Kosovës sipas raportit të Ministrisë së Brendshme të Kosovës ishin në territorin tonë zbatonin detyrat e zakonshme ditore, me qëllim parandalimin e kontrabandës nëpërmjet rrugëve ilegale në kufi.

Policët e njesisë kufitare u rrëmbyen nga forcat elite ushtarake Serbe Kobra dhe Xhandarmërisë.

Prita/Pusia kur pregaditet nga ana e agresorit ajo planifikohet deri në detaje prandaj është teper e veshtirë të mbrohesh pa marrë parasysh sa i pregaditur je sepse është thjeshtë Prite/Pusi.

I kidnapuan me qëllim që të na poshtërojnë si Shtet por dështuan ashtu siç dështuan para sa viteve në Karaçevë ku gjithashtu kidnapuan në formën e njejtë por në vende të ndryshme dy Policë të Kosovës nga ana e Xhandamerisë Serbe.

Me ndihmën e aleatëve ndërkombëtarë SHBA-së dhe BE-së mbas 10 ditëve të mbajtur peng në Kralevë, policët tanë janë në shtëpitë e tyre në Republikën e Kosovës.

U munduan dhe po mundohen me çdo kusht të na poshterojnë, ta destabilizojne vendin tonë, mbajtje të situatës në Status quo ose situatë e ngrirë me tensione.

Serbia theu direkt nenin 4 të marrëveshjes së Kumanovës, Marrëveshjen e Ohrit, por edhe të gjitha marrëveshjet paraprake dhe nuk u ndëshkua fare të paktën jo ende.

As që u përmend ndëshkimi, dhe ajo çka është e çuditshme presioni po bie mbi ne, kurse ne po atakohemi direct nga Serbia, ne askënd nuk e kemi sulmuar asnjëherë dhe nuk e sulmojmë në sovranitet, është e kundërta e asaj ne po mbrojmë dhe po shtrijmë sovranitetin në shtetin tonë të pavarur asgjë më shumë se kaq.

Vuçiçit nuk i konvenon marrëveshja ai mbahet në pushtet me tensione,vetëm kështu mbijeton ai me tensione, propaganda dhe destabilizim, përndryshe karriera e tij politike do të përfundonte qysh moti.

Ai e ka cekur shumë herë që kurrë nuk do ta njohë Pavarësinë e Kosovës kjo mjafton pa ja permendur të tjerat  që i thotë çdo ditë për konsumin e tij të brendshëm politik.

Keto janë lojëra shumë të rrezikshme dhe tentimet për destabilizime dhe sabotazhe nuk kanë të ndalur.

Atë po e bënë shteti Serb në krye me Vuçiçin propagandues Dodikun, Vulinin famëkeq, përkrahjen direkte nga Rusia e Putinit, me lojen e tij tash më të njohur si “Bota Serbe”.

Kush do që sheh këta dy politikan, dhe mendon se nuk duhet marrur seriozisht ose janë të çmendur e kanë gabim, ky është plani i tyre afatgjatë i nacionalizmit Serb është definitivisht projekt i Serbisë së madhe, projekt ky të cilit i dha krah edhe Presidenti të atëhershëm, kasapit të Ballkanit Sllobodan Millosheviq.

Ky projekt synonte bashkimin e të gjitha zonave të ish-Jugosllavisë federale ku jetojnë Serbët, por dështoi dhe ky plani i tij por jo edhe përpjekjet e tyre.

Ky projekt nuk është braktisur kurrë dhe është ringjallur me një emërtim të ri si 

“Bota Serbe” dhe kjo “Botë Serbe” me tendenca direkt në Republikën Srbska në Bosnjë dhe Hercegovinë, Malin e zi dhe Republiken Kosovës, pikërisht në këto zona po nisin provokimet, sabotazhet, kërcënimet etj.

Vendosja e trupave Serbe afër kufirit me shtetin tonë si pretekst për të mbrojtur pakicën Serbe (mirëpo qëllimet jane absolut krejt tjetër).

Ata e donë veriun e Kosovës.

Qëllimi real është aneksimi i pjesës veriore dhe këtu pikë dyshimi nuk duhet patur, duke e njohur dëshirën e flakur të Serbisë për  tokat Shqiptare.

Pra lexuat, dhe keni argumentet e patjetërsueshme se ëndrrat e Serbisë do të mbeten vetëm ëndrra, provokimet kundër nesh nuk do të ndalen, tentimet e njëpasnjëshme të Serbisë për destabilizimin e vendit tonë dhe regjionit nuk do të ndalen, reagimet e Vuqiqit edhe për imtësirat më të vogla me moton “BËRJA E MIZËS BUALL”, sepse këto janë strategjitë e kokave pushtuese, as ato nuk do të ndalen, paraqitja e tij si viktim para opionit ndërkombëtar as kjo nuk do të ndalet, është mjeshtër i propagandës dhe aktor i mirë, mirëpo Shteti ynë është vigjilent dhe syhapur karshi qdo rreziku që na kanoset.

Jemi duke avansuar si Shtet në çdo pikëpamje, barrierat po i tejkalojmë me profesionalizmin maksimal, kemi vështirësi por po ia dalim me sukses të plotë.

Kemi policinë dhe organet tjera te sigurisë ato janë shembullore, vigjilent dhe profesional.

Shteti po e shtrien sovranitetin e vet në teritorin e Kosovës.

Bota duhet të veproj urgjentisht para se të bëhet vonë për çdo kundër masë tjetër, sepse Ballkani është i njohur si zonë e luftës dhe konfliktet ndëretnike janë zhvilluar dhe janë të nxehura edhe momentalisht.

Ne e duam paqen në Kosovë dhe rajon sepse jemi paqedashës këtu dyshim nuk ka, promovojmë paqen dhe bota na ka lakmi, por duhet të jemi sy hapur dhe tepër vigjilent karshi këtyre lojërave shumë të rrezikshme, që po i zhvillon Serbia me aleatin e vet Rusinë gjithmonë kundër nesh.

Dhe për ta përfunduar dhe thjeshtësuar dhe kuptuar pjesën time në shkrimin tim dhe qëllimin e tij final: Barierave ju themi rrëzohuni ose ju rrëzojm ne, deshët ose nuk deshët, keni dëshirë ose jo, Shteti dhe ligjet duhet të respektohen në përpikëmeri, në tërë territorin e Republikes së Kosovës.

Profesor Hajrullah Tërnava

Situata politike acaruese tani e krijuar në veri të Kosoves ku kufizohemi me Serbinë, e që në ato katër komuna jetojnë me shumice serbët, e që deri në këto vite nuk ka pasur shtrirje të sovranitetit në ato pjesë të veriut të Kosovës.

Por me ardhjen në pushtet të kësaj qeverie të LVV që i fitoj votat me mbi 50% të votave, dhe me emërimin e Albin Kurtit si Kryeninister i qeverisë, ai si i vetmi kryeminister i deritashëm në disa raste ka tentuar që ta shtrij sovranitetin e Kosovës në ato pjesë të veriut, që ata të mëparshmit zyrtar shtetërorë as që kanë tentuar ndonjë veprim të tillë sa ishin në pushtet, dhe as që i kanë vizituar zyrtarisht ato pjesë.

Me tërheqjen e policisë dhe zyrtarëve tjerë serb që i urdhëroj Vuçiqi nga ato vende të punës që i mbulonin deri atëherë, në ato pjesë është dashur që të dërgohen policë Shqipëtar dhe ndërkohë të shpallen zgjedhjet e lira, në të cilat zgjedhje nuk kanë marrë pjesë serbët prandaj është dashur që të shtyhen disa muaj ato zgjedhje, por në afatin e zgjedhjeve tjera, në ato katër komuna e që ato zgjedhje i përkrahu Amerika dhe shtetet e BE, edhe që pati numër të vogël të zgjedhësve në ato katër komuna, fituan përfaqesuesit e partive shqipëtare dhe filluan të kryejnë detyrat e tyre nëpër komuna, gjë që kjo situatë tani i pengonte popullaten serbe, dhe me këtë veprim u dëshmua se politika serbe e kishte qëllimin që në Kosovë ta mbaj një gjendje të tillë tendencioze-konfliktuoze me mbikqyrje nga Serbia.

Në ato vende të punes së ish policisë serbë tani atje janë vendosur policë shqiptarë dhe zyrtar tjerë Shqiptarë nëpër ato institucione që dikur ishin në shumicë absolute serbe, prandaj kjo gjendje tani Vuçiqin po e panegon dhe Vuçiq për ti arritur qëllimet e tija politike disaherë ka shkaktuar konflikte me njerëz paramilitar që i angazhon nga Serbia kur atij i duhen për qellimet e tija.

Ndërkohë nga ana e policisë së Kosovës ndodhen disa burgosje të personaliteteve serbe që e sulmuan KFOR-in dhe policinë e Kosovës, dhe Serbia në shenjë hakmarrje i kidnapoj tre policë në territorin e Kosovës, duke e planifikuar një kidnapim të tillë tinzar më parë, dhe i dergoj si të burgosur në qytetin e Kralevës në territorin e Serbisë.

Presioni ndërkombëtar e arriti qëllimin e saj dhe mbas disa ditëve si të burgosur, tani tre policët u liruan nga ana e gjykatës së këtij qyteti, dhe u kthyen në Kosovë familjarëve të tyre.

Tani situata politike sikur po fillon të shtendoset-zbutet.

Gjitha këto situata konfliktuoze e kanë lidhshmërinë e tyre me ndodhitë dhe luftën mes Rusisë dhe Ukrainës, qe tani ajo luftë po zgjatë rreth një vit e gjysmë, dhe Serbia si përkrahëse e vetme e Rusisë, tani është në një situatë të vështirë politike që spo mundet në terësi me u shkëputë nga përkrahja e Rusisë, e kur dihet që Serbia është në situatë të vështirë të saj, se ndërmjetësuesit ndërkombëtar që po mundohen ti pajtojnë Serbinë dhe Kosovën, dhe me një pajtim të tillë të vie deri te njohjet reciproke, sepse para disa ditëve u arritë një marrëveshje e Ohrit nga Serbia dhe Kosova, që e kishte qëllimin e mos pengimit të asnjërit shtet deri te rrugetimi i tyre për antarësimin në shtetet e BE dhe institucione tjera ndërkombëtare.

Situata tani e krijuar në Rusi ku formacionet e Wagnerit po e kundërshtojnë ushtrinë Ruse sa që pati incidente luftarake në brendësinë e Rusisë, tani situata konfliktuoze në brendësi të Rusisë mund të shëndrrohet në një luftë qytetare apo në një grushtshtet përbrenda udhëheqësisë së Rusisë, dhe të vie deri te ndrrimi i dhunshëm i Putinit, sepse tani në Rusi po mbretëron një situatë e rënduar nga lufta e filluar me Ukrainën, ku llogaritet që Rusisë iu janë vra 250 000 ushtarë dhe Wagnerit 22 000 ushtarë, prandaj kjo situatë po krijon paknaqësitë e tyre, se shumë nga qytetarët-banorët e Rusisë tani po bëjnë pytje çka na u desht kjo luftë me Ukrainën? kur këtë shtet e kemi pasur si vlla në të gjitha situatat konfliktuoze kur jemi ballafaquar me lufta të mundshme me shtete tjera.

Mos të harrohet se ata ushtarë që llogaritet si të vrarë sikur e spjeguam, familjarët e tyre tani janë në situata të vështira sepse i kanë merzitë e tyre për bijët e tyre të vrarë, prandaj e kundërshtojnë një vendim të tillë të luftës, sepse bijët e tyre tani më nuk janë të gjallë, dhe familjarët e atyre të vrarëve janë në numra jo të vogël që në tërësi tani bëjnë me shumë miliona njerëz të paknaqur për këtë qëllim në Rusi, e mos të harrojmë se tani këtyre milion njerëzve të paknaqur i bashkangjiten edhe miliona tjerë që janë të paknaqur sepse situata e tillë ka krijuar varfëri të skejshme nga sankcione të ndryshme nga shtetet e botës, sepse inflacioni i tanishëm është marramendës dhe në rritje të skejshme që po ua vështirëson jetën qytetarëve dhe reagimet e tyre tani janë te ashpra dhe Rusinë në të ardhmën nuk janë duke e pritur ditët e mira dhe mund të ketë probleme të paparashikueshme, prandaj nëse ndodhë ndonjë grushtshtet apo diqka e ngjajshme.

Rusia më nuk do të jetë si fuqi botërore, dhe shtetet për rreth saj që ishin në bashkësi, tani në një të ardhme të afërme do shpartallohen dhe ato shtete do të tentojnë  bashkangjitjen në shtetet e BE si dhe në NATO.

Lidhur me këtë gjendje të krijuar tani Serbia është e rezervuar, dhe po e përcjell situaten sepse dihet që Serbia është produkt i Rusisë, por nëse e vrenë situatën në Rusi sikur e spjeguam, shpejt mundet Serbia ta ndërroj qëndrimin e saj dhe me ardhë deri te pajtimi dhe njohja reciproke me Kosovën, edhe që Serbia është e njohur që në të kaluarën serbet nga nacionalizmi që e posedojnë, dhe nga paknaqësitë e tyre me prirësit e tyre që i kanë perjetuar, në fund i kanë ekzekutuar udhëheqësit, kryetarët e tyre dhe me grushtshtete pushtetin e kanë marrë të tjerët.

Me respekt,

Hajrullah Tërnava dhe Arben Dashevci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, ka kritikuar perëndimin në vlerësimet…