“SpaceX” në telashe, fluturimi i fundit hapësinor ka shkelur rregullat

31 janar 2021 | 13:56

Elon Musk dhe kompania e tij e udhëtimeve hapësinore “SpaceX” janë në telashe. “Reuters” bën me dije se udhëtimi hapësinor i kryer kohët e fundit nga “SpaceX” me raketën Starship ka shkelur kushtet e licencës që i është dhënë nga Agjencia Federale e Aviacionit.

Lidhur me këto shkelje të pretenduara është nisur një hetim. Po ashtu kompania akuzohet se ka refuzuar t’u përmbahet kushteve që i janë caktuar në licencën për udhëtimet në hapësirë.

Nga ana tjetër kompania e Elon Musk, “SpaceX” ende nuk ka një përgjigje për këto akuza që janë bërë në drejtim të saj.

Udhëtimi i parë i raketës Straship ishte një provë, pasi kompania donte të testonte nëse do të arrini n lartësinë 41 mijë meta apo jo.

Me anë të raketës Starship, kompania e miliarderit Elon Musk synon që të transportojë njerëz dhe 100 tonë ngarkesë në misionet e saj të ardhshme në Hënë dhe në Mars. Tashmë pritet si do të vijojnë hetimet për Musk dhe kompaninë e tij./tvklan.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një peshkaqen ka dalë në brigjet e Adriatikut, pranë plazhit…