SPAK-u i jep leje Ilir Metës për të qenë i pranishëm në ceremoninë mortore të babait
01 qershor 2026
| 13:45
Këtë të hënë është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare, Rexhep Meta, babai i ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta.
Ish-presidenti Meta i ka kërkuar leje SPAK-ut për të qenë i pranishëm në ceremoninë e varrimit të të atit.
Siç raporton “Euronewsal”, SPAK-u e ka miratuar kërkesën, ndërsa Drejtoria e Burgjeve është duke hartuar planin e masave për shoqërimin e tij në ceremoninë mortore.



