Spali në fund dorëzohet ndaj Fiorentinës

17 shkurt 2019 | 14:54

Fiorentina ka zhvilluar një ndeshje shumë të bukur dhe ka arritur të sigurojë fitoren në transfertën kundër Spalit.

1-4 për ekipin e Piolit, që tashmë është ngjitur në vendin e tetë me 35 pikë, ndërsa vendasit mbeten në kuotën e 22 pikëve.

I zakonshmi Petanja kaloi Spalin në avantazh në minutën e 36-të. Fiorentina reagoi shumë shpejt dhe një minutë përpara fundit të pjesës së parë barazoi ndeshjen me anë të një goli të bukur të Fernandez.

Pjesa e dytë foli vetëm për miqtë, të cilët shënuan dhe tri herë të tjera në minutat e fundit. Veretout shënoi golin e avantazhit nga pika e penalltisë në minutën e 79-të, ndërsa pas dy minutash Simeone vulosi fitoren e ekipit të tij. Fiorentina gjeti sërish rrjetën në minutën e 88-të me anë të Gerson.

Ndeshja e gjashtë rresht pa humbje për ekipin viola në kampionat, ndërsa ky trepikësh e ka rikthyer në garë për një vend në kupat europiane.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Abelard Tahiri ish-asistent i kryeministrit të atëhershëm të Kosovës, Hashim…