Spalletti: Rrahmani e ka fituar me meritë vendin e titullarit

18 tetor 2021 | 12:13

Napoli e ka mposhtur të dielën Torinon me rezultat minimal 1-0. Trajneri Luciano Spalletti e ka lavdëruar mbrojtësin e Kosovës, Amir Rrahmani, i cili ka treguar një formë fantastike.

“Rrahmani është një lojtar që e ka fituar me meritë vendin e titullarit. Është një lojtar me nivel të lartë. Amiri është një mbrojtës i kompletuar, është e vështirë të gjesh anën e dobët të tij sepse ai ka pozicionim të mirë, fizik, ndikim në lojë dhe është një djalë i disponueshëm në çdo rast”, ka thënë Spalletti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lista Serbe nuk ka arritur të fitojë në Komunën e…