
Spalletti: Zhvilluam një ndeshje të madhe, kualifikimi ende i hapur
22 shkurt 2023
| 14:00
Pavarësisht se Napoli arriti fitore ndaj Frankfurtit (0-2), në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve, trajneri Luciano nuk feston para kohe duke thënë se kualifikimi ende është i hapur.
“Zhvilluam një ndeshje të madhe, nuk kam çfarë të them më shumë. Mund të kishim shënuar një tjetër gol, që mund të na vendoste në pozita më komode, por dhe kështu është mirë, gjithsesi, kualifikimi është ende 50 me 50”, ka thënë Spalletti.