Orari i xhiros së pestë në Superligë, të gjitha ndeshjet luhen të dielën
18 shtator 2025
| 12:26
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) është duke vazhduar që të gjitha ndeshjet e Superligës t’i lë në të njëjtën ditë. Albi Mall Superliga e Kosovës do të vazhdojë me xhiron e pestë, xhiro e cila do të zhvillohet të dielën.
Të dielën me fillim nga ora 15:00 do të luhen pesë duelet e parapara të xhiros së pestë në Albi Mall Superligë.
Padyshim, vëmendja do të jetë në Podujevë, ku Llapi ende pa fitore pret Ballkanin.
Kampioni i Kosovës, Drita pret Prishtinën e Re dhe synon që të marrë fitoren e parë të sezonit pas një starti katastrofal.
Ndeshje shumë interesante pritet të jetë edhe ajo mes Ferizajt dhe Gjilanit, derisa Malisheva pret Prishtinën.
Lideri aktual i kampionatit, Dukagjini do të ketë punë në udhëtim me Drenicën.




