Mourinho zbarkon në Lisbonë, këto janë fjalët e para pas kthimit te Benfica

18 shtator 2025 | 12:40

Jose Mourinho ka zbarkuar sot në Lisbonë për të nisur një aventurë të re në stolin e Benficës. Në aeroportin e Tires, tekniku portugez është pritur me shumë entuziazëm nga tifozët dhe gazetarët, të cilët mezi prisnin fjalët e para të “Special One”.

I emocionuar, Mourinho ka thënë se Benfica është klub i madh.“Nuk e kam menduar dy herë. Benfica është një klub i madh dhe një sfidë që e kam pritur me dëshirë”, ka thënë 62-vjeçari, i cili së fundmi ka drejtuar Fenerbahçen në Superligën turke, rikthehet kështu në vendlindje pas një karriere të gjatë në klubet më të njohura të Evropës si Chelsea, Inter, Real Madrid, Manchester United, Tottenham e Roma.

Benfica, që kërkon të rikthejë shkëlqimin si në kampionat ashtu edhe në arenën evropiane, beson se përvoja dhe karizma e Mourinhos janë garancia e duhur për sukses. Presidenti i klubit, Rui Costa, ka thënë se ardhja e tij është “një mesazh i fortë për të gjithë rivalët, se Benfica synon trofetë më të mëdhenj”. Në ditët në vijim pritet prezantimi zyrtar i Mourinhos në stadiumin “Da Luz”, ku pritet një atmosferë madhështore me mijëra tifozë. Detajet e kontratës do të bëhen publike me prezantimin, por tashmë është e sigurt: rikthimi i tij në Portugali shënon një nga ngjarjet më të rëndësishme të futbollit iberik në vitet e fundit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mes tensioneve në Kuvendin e Shqipërisë, deputetët kanë votuar për…