Spanja dhe Franca mbi 1 milion raste me Covid-19

22 tetor 2020 | 14:34

Spanja dhe Franca janë dy vendet e para evropiane që kanë kaluar pragun e 1 milion të infektuarve nga koronavirusi i ri.

Pasi shënoi rekordin e 500 mijë rasteve 6 javë më parë, Madridi raportoi i pari të mërkurën mbi 1 milion e 5 mijë të prekur gjithsej, ndërsa 575 vdekje të reja në një javë e çuan mbi 34,300 bilancin tragjik në vend.

Qeveria spanjolle po mendon të risjellë në fuqi gjendjen e jashtëzakonshme por opozita që ka vendimmarrjen thotë se ekonomia nuk do e përballonte dot.

Qytetet e mëdha franceze po e aplikojnë shtetrrethimin prej disa netësh.

Situatë e rënduar paraqitet edhe në Gjermaninë fqinje, ku u shënuan 10 mijë raste të reja pozitive me Covid-19, mes tyre edhe ministri i Shëndetësisë.

Vala e infeksionit u përplas gjatë ditës në Holandë, në Poloni dhe në Britaninë e Madhe, por më me shpejtësi vazhdon të përhapet në Republikën Çeke ku shumica e dyqaneve dhe shërbimeve janë pezulluar tashmë.

Rekorde të reja ditore po regjistron edhe Italia.

Rajoni i Lacios dhe Roma raportohet se nga e premtja do vendosin ndalimqarkullimin me orar, nga mesnata deri në orën 5 të mëngjesit.

Nga vendet e rajonit, gjendja e jashtëzakonshme ka hyrë në fuqi në Slloveni për 1 muaj. Kroacia po përjeton nivele të larta ditore të infeksionit ndërsa në Greqinë fqinje, pas Kozanit, edhe rajoni verior i Kastories do i nënshtrohet izolimit nga dita e premte teksa vala e infeksionit po merr përmasa dramatike.

Kontinenti evropian në total numëron mbi 6 milion të diagnostikuar një herë me kovidin-19, ndërsa në 220 mijë kanë shkuar jetët e humbura./oranews/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i Portugalisë, Cristiano Ronaldo do t’i mungojë Juventusit në…