Spanja kualifikohet në çerekfinale

28 qershor 2021 | 20:35

Kombëtarja e Spanjës është kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Evropian “Euro 2020”, pasi e mposhti Kroacinë me rezultat 5-3. Koha e rregullt u mbyll me rezultat 3-3.

Shënues për Spanjën në kohën e rregullt ishin Cesar Azpilicueta, Pablo Sarabia dhe Ferran Torres, kurse për kroatët shënues ishin Simon autogol, Mislav Orsiq dhe Mario Pasaliq.

Në kohën shtesë, Spanj ishte skuadër me e mirë dhe realizoi edhe dy gola për fitoren 3-5. Shënues në vazhdime ishin Alvaro Morata dhe Mikel Oyarzabal 3-5.

Spanja në çerekfinale do të takohet me fituesin e ndeshjes  Francë-Zvicër.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndeshja mes Kroacisë dhe Spanjës është shndërruar në një dramë…