Spanja mezi e mposhti Shqipërinë

26 mars 2022 | 21:47

Shqipëria nuk ka arritur të ruajë barazimin në minutat shtesë të ndeshjes, duke humbur 1:2 në miqësoren ndaj Spanjës.

Kuqezinjtë treguan paraqitje të mirë para një superfuqie si Spanja.

Pjesa e parë u mbyll ashtu edhe siç nisi, pa gola dhe me pak raste të mira shënimi.

Kurse, në të dytën u shënuan tre gola gjithsej.

Fillimisht, Ferran Torres shënoi pas një gabimi nga Berat Djimsiti në minutën e 75-të të ndeshjes.

10 minuta më vonë, nga një gabim i mbrojtjes spanjolle përfitoi Myrto Uzuni që barazoi shifrat.

Por, në minutat shtesë të ndeshjes, Dani Olmo ia siguroi fitoren vendasve.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Rahoveci po vazhdon me formë shumë të mirë, ku brenda…