Spanja shkarkon trajnerin Enrique

08 dhjetor 2022 | 13:44

Federata Mbretërore e Futbollit Spanjoll njoftoi largimin e Luis Enriques nga posti i trajnerit, të cilin e mban që nga viti 2018, kur pas Kupës së Botës në Rusi, ai pasoi Fernando Hierro, i përkohshëm i zgjedhur në postin e trajnerit.

Komunikimi zyrtar vjen as 48 orë pas eliminimit zhgënjyes spanjoll ndaj Marokut, me penallti, në 1/16 e Botërorit të Katarit. Vitin e kaluar, me rastin e “Euro 2020”, Luis Enrique udhëhoqi Spanjën deri në gjysmëfinale, ku edhe me penallti humbi nga kampionia Italia.

Në total, Luis Enrique bëri 40 paraqitje si trajner, duke shtuar 23 fitore, 12 barazime dhe 5 humbje. Luis de la Fuente, trajneri U21, duhet të jetë pasardhësi i tij në krye, në mënyrë që të fillojë përgatitjet për kualifikimin në Euro-2024 (Spanja është në grupin A, me Gjeorgjinë, Qipron, Skocinë dhe Norvegjinë).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Kamil Galeev/abcnews Rusia është perandoria e fundit koloniale europiane…