Specializantët protestojnë nesër para QKUK-së

02 dhjetor 2020 | 12:10

Një grup i specializantëve kanë paralajmëruar një protestë e cila do të mbahet nesër (e enjte) në orën 10:30, në ambientet e Qendrës Klinike Universitare e Kosovës.

Ata do të bojkotojnë punën e tyre, duke protestuar për shkak të mosekzekutimit të shtesave për personelin shëndetësor të cilët nuk janë përfshirë në listën e përfituesve, edhe pse në vendimin e ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, është thënë se do të përfshihen të gjithë mjekët.

Ky grup protestues ka theksuar se këto shtesa janë duke i përfituar personat e administratës dhe mjekët që janë në pushime mjekësore që nga fillimi i pandemisë, duke mos u marrë me asnjë pacientë me Covid-19.

Arsyeja e dytë e protestës sipas tyre, është mos kompensimi i kujdestarisë.

Specializantë kanë thënë se në rast se ShSKUK-ja dhe MSh-ja thonë se nuk kanë mjete për të paguar askënd, atëherë ata do të jenë të parët në krye të detyrës, “por të mos bëhet ndarje të tilla”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…