Specialja anulon seancat gjyqësore të muajit mars ndaj Pjetër Shalës

14 shkurt 2024 | 11:06

Seancat e parapara nga 4 e deri më 15 mars në rastin gjyqësor ndaj Pjetër Shalës, janë anuluar.

Lajmin e ka bërë me dije Gjykata Speciale nëpërmjet një njoftimi për medie.

Gjykimi mbi këtë rast nisi gjatë muajit shkurt 2023, ku prokuroria dhe mbrojtja e viktimave kishin paraqitur deklaratat e tyre hyrëse, kurse më 22 shkurt ishin dëgjuar deklaratat hyrëse të mbrojtjes së Pjetër Shalës, si dhe deklarata pa betimin e tij.

Kujtojmë që edhe seancat në këtë rast gjyqësor të parapara të mbahen në muajit shkurt ishin anuluar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një punonjëse e bankës në Podujevë ka dërguar në stacion…