Specialja injoron sërish garancën e policisë, i vazhdohet paraburgimi Gucatit dhe Haradinajt
23 dhjetor 2021
| 16:42
Trupi gjykues i Gjykatës Speciale ia ka vazhduar paraburgimin dy krerëve të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt. Vendimi në fjalë është marrë para dy ditësh.
Me këtë rast, trupi gjykues ka kërkuar nga Prokuroria që parashtrimet e për rishikimin tjetër të paraburgimit t’i dërgojë deri më 7 shkurt të vitit 2022.
Ndërsa i njëjti urdhër i është dhënë edhe mbrojtjes me afat deri më 14 shkurt.
Ndryshe, Policia e Kosovës ka dalë garancë për lirimin e krerëve të OVL-UÇK-së së UÇK-së nga paraburgimit, mirëpo edhe kësaj radhe Specialja ka injoruar këtë institucion.





