Specialja në pushim dimëror deri më 5 janar 2024

18 dhjetor 2023 | 19:58

Dhomat e Specializuara të Kosovës, njoftojnë se pushimi dimëror në DHSK fillon të hënën, më 18 dhjetor 2023, dhe përfundon më 5 janar 2024.

“Gjatë kësaj periudhe nuk mbahen seanca gjyqësore dhe disa nga shërbimet jothelbësore do të jenë në minimum”, thuhet në njoftim.

Megjithatë, thuhet tutje, gjykata mbetet plotësisht funksionale dhe puna vazhdon në të gjitha seksionet e DHSK-së.

”Gjatë pushimit mund të paraqiten parashtrime dhe përveç nëse gjykatësit kanë urdhëruar ndryshe, afatet gjyqësore vazhdojnë të jenë në fuqi”, njofton Specialja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Sylvio Mendez Campos Junior,…