Specialja nuk ka parë asnjë dëshmi për krahun që dëshmitari thotë se i është lënduar gjatë rrahjes

23 shtator 2021 | 15:17

Në Dhomat e Specializuara në Hagë ka përfunduar marrjen në pyetje e dëshmitarit të parë kundër Salih Mustafës i cili po dëshmon prej datës 20 shtator, nën masa mbrojtëse të sigurisë duke mos ju bërë i njohur identiteti.

Pyetjet drejt janë bërë të enjten nga trupi gjykues, i cili ka provuar të sqarojë situatën meqë, siç është thënë në seancë, dëshmitari ka dhënë deklarata të ndryshme nga ato që i kishte dhënë UNMIK-ut në vitin 2006.

Gjykatësi ka pyetur dëshmitarin për lëndimet që ai ka thënë se i ka marrë si pasojë e rrahjes që i është bërë, ku ndër të tjera kishte thënë se i kanë thyer krahun, gishtin dhe dhëmbët.

Por, gjykatësi ka thënë se nuk ka ndonjë dokument mjekësor që flet për lëndimin e krahut.

Nuk kam parë asnjë dokument që lidhet me krahun e lënduar. Po t’i bëjë këto pyetje dhe po shikoj ZPS-në sepse nuk kam parë asnjë dokument që lidhet me krahun dhe me gishtin ndoshta e kam gabim unë por nuk kam parën ndonjë dokument që lidhet me këto dyja”, ka thënë gjykatësi.

Ndërsa dëshmitari ka thënë se ka shkuar të kontrollojë krahun, por sipas tij ka qenë vonë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarët e komunave kanë mbajtur një takim virtual me ministrin…