Specialja ua vazhdon paraburgimin Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt

06 janar 2021 | 10:23

Gjyqtari i procedurës paraprake, Nicollas Guilloi, ua ka vazhduar paraburgimin dy krerëve të OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

Me këtë rast, Guillou ka kërkuar nga palët që  deri më 1 shkurt të dërgojnë parashtresat e tyre për lirim me kusht, pra deri në rishikimin tjetër të paraburgimit.

Vendimi për zgjatjen e paraburgimit është marrë, më 24 dhjetor, mirëpo që është bërë publik tashti së fundmi.

Gjykata ka konsideruar në vendimin e saj se me gjithë kushtet e propozuara nga avokatët mbrojtës ekziston sërish rreziku që të akuzuarit të ndërhyjnë në proces.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i kryesisë i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka deklaruar…