Spitali i Pejës po trajton 57 pacientë me Covid-19

04 gusht 2020 | 11:43

Spitali i Përgjithshëm i Pejës është duke trajtuar  57 pacientë me Covid-19.

Përmes një njoftimi për media, ky institucion ka treguar 34 pacientë janë në Oksigjeno terapi, 16 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa pacientet e tjerë janë në gjendje më stabile.

Sipas njoftimi, në 24 orët e fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 180 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.

Njoftimi i plotë i Spitalit:

Aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë po trajtohen 57 pacientë me Covid-19. 34 pacientë janë në Oksigjeno terapi, 16 pacientë janë në gjendje më të rëndë. ndërsa pacientet e tjerë janë në gjendje më stabile.

Nga personeli i Spitalit 6 Mjek, 15 Infermierë dhe 3 punëtor të shërbimit teknik janë të infektuar me Covid-19.

Gjatë 24 orët e fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 180 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.

Nga këta 25 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. Kanë qenë 5 lindje, 1 normale dhe 4 me prerje cezariane. Kanë lindur 5 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore dhe 3 të gjinisë femërore.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë kryer 9 operacione, ndërsa 264 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3 266 analiza.

(M.K / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nën masa të veçanta për shkak të koronavirusit, Maqedonia e…