Stacioni i Policisë i Istogut pranon donacion nga KFOR-i

01 nëntor 2023 | 15:33

Në ambientet e Stacionit Policor në Istog, komandanti i Stacionit Policor në Istog, kapiten Enver Gashi, ka pranuar donacion për “dhomën mike” e cila do të përdoret nga hetuesit e dhunës në familje për intervistimin e viktimave të dhunës në familje dhe personave të mitur.

Ky donacion është dhuruar nga komandanti i brigadës Perëndimi kolonel Gabriele Vacca, në këtë ceremoni ishte prezent edhe kolonel Shaban Shala, drejtor i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë dhe kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati.

Policia e Kosovës do të jetë gjithmonë falënderuese dhe mirënjohëse për ndihmën e ofruar si dhe bashkëpunimin e vazhduar në fusha tё ndryshme dhe atë të sigurisë.

Ky donacion do të shërbejë për punë më efikase në “dhomën mike”, në Stacionin Policor në Istog.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka adresuar një varg kritikash…