Stafi shëndetësor i Pejës po proteston, po kërkon shtesën prej 300 eurosh

01 tetor 2020 | 08:48

Dhjetëra punëtorë teknikë të Spitalit të Përgjithshëm të Pejës po protestojnë sot para këtij institucioni. Ata po shprehën të indinjuar për mosmarrjen e shtesave prej 300 eurove.

Në personelin mbështetës bëjnë pjesë administrata, recepsionistët, vozitësit e autoambulancave, sigurimi, shërbyesit e ushqimit, shërbimet teknike, pastruesit.

Sipas Këshillit Organizativ, ata janë të diskriminuar me mosdhënie të shtesave.

Për të njëjtat arsye personeli mbështetës në QKUK dhe ShSKUK kanë protestuar dje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Kryesisë i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh deputet…