Stano: Drafti i Asociacionit është i balancuar, s’është publik pasi përpjekjet diplomatike po vazhdojnë

08 dhjetor 2023 | 11:28

Peter Stano, zëdhënës i zyrës së përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian (BE), ka folur për draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Sipas tij, ky propozim është i ri, i balancuar dhe evropian.

“Lidhur me draft-statutin e Asociacionit të komunave serbe mund të kujtojmë vetëm se një propozim i ri i balancuar evropian për themelimin e Asociacionit të komunave iu paraqit partnerëve përkatës nga EUSR për dialogun e Beogradit në Prishtinë gjatë vizitës së tij në rajon në fund të muajit tetor dhe më pas u diskutua me të dyja palët gjatë takimit të liderëve në margjinat e Këshillit Evropian”, ka thënë Stano për “RTV 21”.

Më tutje, Stano ka treguar edhe arsyet pse draft-statuti i Asociacionit nuk është publik.

“Propozimi i BE-së nuk është bërë publik pasi përpjekjet diplomatike janë në vazhdim. Ne kurrë nuk i zbulojmë dokumentet zyrtare publikisht dhe as nuk marrim pjesë në shkëmbime publike për to, ndërkohë që ato diskutohen. Të njëjtën gjë presim edhe nga partnerët, pasi është praktikë normale në ndërmjetësimin ndërkombëtar që procesi të zhvillohet në konfidencialitet”, ka thënë Stano.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Darka e banorëve të nominuar ka vënë përballë ata me…