Statistikat e Covid-19 në botë, deri më tani 3,6 milionë persona të shëruar

10 qershor 2020 | 09:21

Më shumë se 7,325,839 raste infektimi dhe 413,761 të vdekur janë regjistruar në 196 vende dhe territore të botës, që nga fillimi i përhapjes së koronavirusit.

Ndër këto raste, të paktën 3,606,090 sot konsiderohen të shëruar

Që nga vlerësimi i bërë një ditë më parë në orën 17:00, janë regjistruar 3 653 vdekje të reja dhe 102 424 raste infektimi në mbarë botën.

Vendet që kanë regjistruar më shumë vdekje të reja në 24 orët e fundit janë Brazili me 1,185 SHBA me 1,093 dhe Meksika me 354.

Kina (përjashtuar territoret e Hong Kongut dhe Makaos) regjistroi gjithsej 83 043 raste, përfshirë 4 634 vdekje dhe 78 351 të shëruar. 4 raste infektimi u regjistruan midis të hënës dhe të martës.

Në numër rastesh, SHBA është vendi më i prekur, me 2,045,715 raste infektimi të regjistruara zyrtarisht, duke përfshirë 114,151 vdekje dhe 788,881 të shërime.

Pas SHBA-së, vendet më të prekura janë, Britania e Madhe me mbi 40 883 vdekje për 289,140 raste, Brazili me 38,497 vdekje për 742,084 raste Italia me 34 043 vdekje për 235,561 raste dhe Franca me 29 296 të vdekur për 154,591 raste.

Europa – 2,125,230 raste (180,209 viktima).

SHBA dhe Kanadaja – 2,333,064 raste (138,573 viktima).

Amerika Latine dhe Karaibet – 1 365 832 raste (67 191 viktima).

Azia – 1,432,327 raste (36,415 viktima).

Afrika – 205,889 raste (5,568 viktima).

Oqeania – 8,885 raste (124 viktima).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se me dhimbje…