Statusquoja në veri të Kosovës, zgjatja e saj

11 nëntor 2022 | 14:32

Shkruan: Ramiz Kelmendi

Gjatë tërë shkrimit lexues, e kam parasysh se nga ana tjetër kemi liderët serb, pra Lider të Serbisë që kanë vrarë, persekutuar, kanë kryer gjenocid, që asnjëherë nuk pres prej tyre të jenë njerëzorë ndaj nesh dhe si të tillë  duhet të kuptohen, tek serbet gënjeshtra është krenari kombëtare dhe sa më shum dhe sa më mirë genjejnë atëherë sa më kombëtare dalin para vetës) dhe këtë duhet ta kemi parasysh!

Më kujtohet qartë, kur një pacient i cili në Spital përdori shishen e Coca-coles për ti plotësuar nevojat seksuale dhe gjatë aktit ishte thyer shishja, sa dhuna, sa persekutimi ndodhi për të gjetur atë që nuk ekziton dhe e tërë opinioni Jugosllav e ndërkombëtarë u sensibilizuan.

Më kujtohet qartë tek Kafiteria tek Gjimnazi i Pejës kur u vranë djemtë e rinjë të prindërve që nuk zbatonin largimin e shqiptarëve nga puna dhe këtu sa kush u vra e persekutu nga qytetaret dhe UÇK-ja dhe pas 20 viteve Qeveria e Serbisë doli e pranojë se ishte akt shtetëror i tyre për të bindur  serbët e pabindur kundër shqiptarëve / Sot kemi rastin e zjarrrëvënjeve t Makinave dhe pasurive të serbëve jo-lojal ndaj politikes së Serbisë .

Me këso aktesh jam rritur unë dhe brezi im dhe këto akte i kam luftuar me të gjitha mjetet dhe atë sa më gjatë.

Targat, sanksionimet dhe kurthi politik që lideret e Serbisë ndërtuan në atë mënyrë që Institucionet e Kosovës ranë dhe ate shume keq dhe nuk ka pasur dhe nuk do ketë më keq deri më tani që për fat të keq nuk do dijmë si do jetë e ardhmja e vendit.

Kokëfortësia është epitet pozitiv vetëm atëherë kur je i vendosur per të  shtyrë proceset përpara pa dallime dhe anime, pa hakmarrje dhe ndryshime politico-ekonomike që cënojnë orjentimin tonë si Kosovë.

Kjo sepse shpesh kur pala tjetër ti dëgjojë qëndrimet dhe këmbëngulja për ti zbatuar ato, ateherë e ka të lehtë të manipulojë, siç i përdori Serbia qëndrimet e palëkundura të Liderëve shtetëror. Është e diturë se disa të  tillë sa me shumë i lusin aq më shumë këmbëngulin në pozicionet që mbajnë, pra nukë dorëzohen dhe vazhdojnë ta bindin vetën dhe qytetarët se janë në rrugën e drejtë (po në rrugë të drejtë, por jo në rrugën e mundshme, e mundshmja është më e drejta).

-Së pari refuzimet e shtyerjes se implementimit te vendimit për targa (Refuzimi i SHBA së dhe BE së) ka bërë që Liderët e Serbisë të angazhojnë elemente proruse, proserbe që ti nxisë serbët, që të largohen nga shërbimi në institucione dhe të paralizojnë institucionet dhe veprat penale që munde të krijohen (edhe lideri i kishës Ortodokse kërkoj dhe garantoi qetësi gjatë kësaj kohe. Implmentimi i fesë në këto çështje politike).

-Së  dyti duke mospasur asnjë mekanizëm për të zbatuar në pjesën veriore (si me shtypur tiketa kur ndoshta janë mbi 10 mijë makina), cili polic vepron kundër qytetarëve të vet për një pagë, për një institucion që nuk e do fare (ne vet kemi zbatuar të njejtëngjë kur e kemi luftuar Serbinë në Kosovë dhe kjo ka dhën rezultat -Policët janë zhveshur, apo gjatë  demostratave t 81-tës, i kanë izoluar policët vendor dhe kanë sjellur polic special nga Serbia) dhe kjo u bë avantazha për kërkesat tona.

-Së treti a kemi polic Hetues … jo, a kemi polic në komunikacion …jo, a kemi prokurorë, a kemi gjykatës … jo, pra është krijuar një ambient hapësinorë jo ligjor dhe jofunksional. Çdo akt terrori ndajë Policisë së Kosovës do jetë i pazbuluar. A kemi bashkëpunim me qytetarë, jo …, a kemi bashkëpunim me EULEX jo! Ata e dijnë për rrokullime, thyerje xhamash nga po këta që janë duke kërkuar bashkëpunim, pra kjo e vështirëson bashkëpunimin.

-Së katërti, a është bashkësia ndërkombëtare me ne … jo, sepse në çdo prononcim po këmbëngulin që të krijohet asociacioni, a mendoni se cili (për mua nuk ishte dashur të jetë fare), a mos ndoshta do krijohet një trupë politike që pastaj të jetë në tavolinën e dialogut, që mos Lajçak do udhetojë nga Prishtina në Zveçan edhe kjo mundë të ndodhë.

-Së pesti, duhet filluar nga një zero jo e përshtatshme (sikurse të kishim fuqi dhe mbeshtetje siç ishte UÇPMB-ja e cila vepronte në zonën e mbrojtur mes Kosovës dhe Luginës së Preshevës që të tërheqë paralele politike për të përmbyllur të drejtat e tyre legjitime).

-Së gjashti duhet të angazhohen dhe të veprojnë institucionet duke kërkuar ndihmën e shqiptaro amerikane, ndihmën e liderëve opozitarë  dhe atyre liderëve që për shkak të Montimeve Politike të Serbisë po  qëndrojnë padrejtësisht të izoluar në mënyrën më johumane në Hagë (së pari tu kërkojmë falje për sjelljet tona jo korrekte ndaj mbështetjes së tyre për afaristët e shumtë që kanë shkrirë kapital dhe kohë që të ngrisin çështjen e shqiptarëve në SHBA.

-Së shtati, të vendoset karta e vetme e mundshme shkëmbimi i territoreve në tryezën e dialogut në Bruksel, kjo na mbanë në dialog me Serbinë (por këtë duhet arritur me mbështetjen e Ëashingtonit) dhe si rezime të nderuar lider institucional e politik, Kosova është në krizë për tu cunguar  seriozisht me territore (Historia  jonë ka treguar së gjatë tërë periudhave trojet shqiptare janë cunguar, jo për mungesë trimërie, kokëfortësi por  për shkak mungesës së politikanëve të zgjuar në tryezë.) Pastaj edhe mundë të etiketohemi edhe trathëtarë e jo kombëtarë etj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Prishtinë gjatë shqyrtimit të ri gjyqësor përsëri…