Stinori pranveror fillon të shtunën

10 shkurt 2020 | 22:34

Të shtunën e të dielën zhvillohen ndeshjet e javës së 15-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt).

Me ndeshjet e javës së 15-të fillon stinori pranveror në kampionatin e Kosovës. Në kuadër të javës së 15-të janë disa ndeshje që pritet të ofrojnë hendboll të bukur e cilësor. Derisa lideri Besa Famgas vlerësohet favorit i madh ndaj Llapit, rivalitet pritet të ketë në Prizren ku takohen Prizreni  e Trepça, por edhe në disa ndeshje tjera.

Kanë mbetur të zhvillohen edhe katër xhiro të pjesës së rregullt të kampionatit. Pas xhiros së 18-të, Superliga ndahet në Superligën A, ku garojnë gjashtë skuadrat e para dhe në Superligën B, ku garojnë katër skuadrat tjera.
Në Superligën A skuadrat i bartin pikët vetëm nga ndeshjet e kampionatit të rregullt me skuadrat që po ashtu janë në Superligën A. Në Superligën A luhen edhe dhjetë xhiro tjera dhe kështu shpallet kampioni.

Edhe në Superligën B skuadrat i bartin pikët e fituara nga ndeshjet me skuadrat tjera të Superligës B. Në Superligën B zhvillohet gara për mbetje në Superligë, ndërsa luhen edhe gjashtë xhiro.

Java 15

Prishtina – Vushtrria
Llapi – Besa Famgas
Drenica – Kastrioti
Prizreni – Trepça
Vëllaznimi – Drita

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti,…