Stojkoviç: Asnjë normalizim i marrëdhënieve në Ballkan nuk bëhet me Vuçiqin

20 janar 2024 | 12:08

Çedomir Stojkoviç, avokati i politikanit opozitar serb, Nikola Sanduloviç, i cili bëri homazhe të enjten në Kompleksin Memorial ‘Adem Jashari’, në Prekaz, tha se presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq në Davos të Zvicrës tregoi publikisht urrejtjen e tij të hapur për shqiptarët

“Në Davos, teksa merrej me mua, Aleksandër Vuçiq tregoi publikisht urrejtjen e tij të hapur për shqiptarët, dhe një gazetar aksidentalisht demonstroi publikisht se presidenti i Serbisë vendos për arrestimet politike në vend”, ka shkruar ai në platformën ‘X.

Sipas tij, asnjë normalizim i marrëdhënieve në Ballkan me të nuk është i mundur.

“Ajo që ndodhi në Serbi është se ministri i Propagandës së Millosheviqit erdhi në pushtet në vitin 2012 dhe tani ai nuk e trajton vendosjen e luleve në varrin e një vajze shqiptare SIÇ DO TË kishte trajtuar GOEBBELS vendosjen e luleve në varrin e një vajze herreje”, shkroi ai.

Teksa tha se arsyeja e vetme që ai i lirë është sepse vëmendja e SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe BE-së ishte mjaft e madhe për këtë çështje.

“Dhe këtë e pashë shumë qartë gjatë ndalimit dhe hetimit që Agjencia e Sigurisë Informative e Serbisë më bëri dje për 4 orë”, tha ai./Reporteri.net/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KosCert L.L.C, shpall të pavlefshme certifikatën e biznesit me numër…