Stoltenbergu: Ukraina më afër NATO-s se kurrë më parë

12 korrik 2023 | 13:09

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se Ukraina është “më afër NATO-s se kurrë më parë”.

Këto komente, ai ka bërë gjatë një konference të përbashkët me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Ai ka thënë se presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënvlerësuar trimërinë e popullit të Ukrainës, guximin e forcave të saj të armatosura dhe vendosmërinë e lidershipit të vendit.

Stoltenbergu në mes tjerash ka theksuar se Putini gjithashtu ka nënvlerësuar unitetin dhe forcën e anëtarëve të NATO-s përballë pushtimit të tij.

Shefi i NATO-së, ka thënë se aleanca ushtarake do të vazhdojë të qëndrojë me Ukrainën për aq kohë sa duhet, duke shtuar se NATO-ja ka ofruar tashmë dhjetëra miliarda dollarë mbështetje gjatë vitit të kaluar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayern Munchen nuk po kalon ditë të mira në tregun…