“Stomaku të kthehej për së prapthi…”, Dojna Mema nostalgjike për…

02 dhjetor 2022 | 11:37

Moderatorja e njohur Dojna Mema dhe partneti i saj, këngëtari Vlashent Sata janë bënë prindër të një djali. Nolan Sol e ndryshoi jetën e çiftit përgjithmonë. Dojna është mjaft aktive në Instagram duke postuar pjesë nga përditshmëria, e tashmë edhe me vogëlushin që i ka ‘ndriçuar’ jetën.

Dojna shpesh poston foto dhe video nga përditshmëria e saj dhe e familjes së saj. Ditën e sotme Dojna duket se është bërë mjaft nostalgjike, për kohën kur studionte pianon në Lice. Me anë të disa fotove, për të cilat moderatorja shprehet se nuk kanë lidhje me atë se çfarë ka shkruar ka dashur të shprehë se sa shumë e ka marrë malli për atë kohë dhe duke u treguar të gjithë ndjekësve të saj se të studiosh një instrument muzikor është e vështirë.

Sa herë ulem pranë pianos, si një film i kthyer pas, më kujtohen pasditet e fillores duke studiuar në një klasë të ftohtë që ngrohej nga një rezistencë në Lice. Pastaj provimet e semestrit ku para se të hyje përballë komisionit ndiheshe sikur stomaku të kthehej për së prapthi e kur dilje shkonte në vend. Të studiosh një instrument është punë/disiplinë/sakrificë. Shumë larg tra-la-lasë që imagjinojnë njerëzit.

P.s : Por ky album me tre foto s’ka asnjë lidhje me çfarë shkruajta më sipër.

Së fundmi me rastin e 110- vjetorit të Pavarësisë shumë shqiptarë ndër ta edhe personazhe VIP kanë postuar në rrjete sociale urimin e tyre për këtë festë kombëtare. Ama duket se kjo gjë nuk i ka pëlqyer Dojnës, e cila jo vetëm që nuk ka dhënë asnjë urim të tillë, por edhe ka bërë një postim kundër personave që kanë treguar patriotizmin e tyre dhe i ka quajtur ata “patriot patatinash”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se është duke vazhduar…