Stormy Daniels, ylli i filmave për të rritur, aferë me Trumpin?

31 mars 2023 | 08:45

Ish-presidenti amerikan Donald Trump është paditur nga një juri e madhe në New York, duke e bërë atë ish-presidentin e parë që përballet me akuza penale.

Çështja kundër tij përqendrohet në një pagesë prej 130,000 mijë dollarësh që iu është bëtë yllit të filmave për të rritur, Stormy Daniels, gjatë ditëve të fundit të fushatës presidenciale 2016.

Për çfarë po akuzohet Trumpi?

Daniels, emri i vërtetë i së cilës është Stephanie Clifford, pretendon se ka pasur një aferë me Trumpin në vitin 2006, gjë që ish-presidenti amerikan e mohon.

Në vitin 2016, kur ai po kandidonte për president, ajo ofroi ta shiste historinë e saj në shtyp.

Avokati i atëhershëm i Trumpit, Michael Cohen, u njoftua për planet e saj, kështu ia ofroi një pagesë prej 130 mijë dollarësh për ta bërë për të heshtur. Reklama

Pasi u zgjodh President, Trump e rimbursoi Cohen duke i paguar atij më shumë se dyfishin e shumës origjinale. Megjithatë, ai vazhdoi të mohonte aferën.

Hetuesit e New York-ut kanë analizuar financat e ish-presidentit për vite me radhë – fillimisht të udhëhequr nga ish-prokurori i qarkut Cyrus R. Vance Jr.

Por kur ai u zëvendësua me Alvin Bragg në vitin 2022, Bragg vendosi të heqë dorë nga hetimi i jurisë së madhe për pretendimet se perandoria Trump ka fryrë me mashtrim vlerën e pasurive të saj të paluajtshme.

Në vend të kësaj, ai vendosi të përqëndrohet në çështjen e blerjes së heshtjes ndaj Daniels, duke vënë në krah një juri të madhe (një e mbledhur në fshehtësi për të përcaktuar nëse ka prova të mjaftueshme për të ndjekur penalisht) në janar.

Menjëherë pasi Cohen, i cili u burgos për disa akuza në vitin 2018, u thirr nga prokurorët.

Sipas dokumenteve të gjykatës, Trump kishte deklaruar në mënyrë të rreme rimbursimin e ish-avokatit të tij si “shërbim ligjor”. /Telegrafi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vetëm 150 vjet më parë, veturat ishin një koncept i…