Strakosha nuk e pranon rolin e rezervistit te Brentfordi, kërkohet nga disa klube italiane

24 janar 2024 | 12:19

“Kam Evropianin përpara, nuk erdha te Brentfordi vetëm për stolin”, ishte deklarata e bujshme e Thomas Strakoshës pak ditë më parë, duke shfryrë në një farë mënyre për qëndrimin e gjatë në stol dhe mundësinë e munguar për të qenë titullar te klubi anglez.

Portieri i Kombëtares shqiptare, pasi nuk rinovoi me Lazion, kaloi në Premier Ligë në verën e 2022-it dhe sezonin e parë luajti vetëm 2 ndeshje. Ndërkohë, pas largimit të portierit të parë Raja te Arsenali, mbërriti Fleken nga Bundesliga dhe Strakosha sërish mbeti në stol.

Kjo ka sjellë pakënaqësi, aq sa disa media në platformën “X” kanë raportuar që disa klube në Serinë A janë të interesuara për 28-vjeçarin, i cili nëse nuk gjen gjuhën e përbashkët me klubin, mund të huazohet në javën e fundit të merkatos.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë…