Studentët e Fakultetit të Edukimit bojkotojnë mësimin, kjo është arsyeja

07 nëntor 2019 | 13:48

Studentët e Fakultetit të Edukimit e kanë bojkotuar të premten mësimin për të kundërshtuar vendimin e Ministrisë së Arsimit, pasi ky fakultet nuk është përfshirë për marrjen e bursave nga kjo ministri.

Ata me këtë rast kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë me protesta të tjera dhe bojkote të mësimit deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Kryetari i Këshillit të Studentëve të Fakultetit të Edukimit, Shkodran Murturi, ka thënë se të drejtat e studentëve do t’i mbrojnë me çdo kusht dhe nuk do të tërhiqen deri në realizimin e tyre.

Ai ka thënë se i kanë dërguar ankesë me shkrim ministrit të Arsimit, Shyqiri Bytyqi dhe kanë zhvilluar takim, por nuk kanë gjetur gjuhë të përbashkët për këtë çështje.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka marrë vendim për ndarjen e bursave për Fakultetin e Bujqësi- Veterinari, FShMN, Mjekësi e Përgjithshme, Farmaci dhe Stomatologji, Fakultetin Teknik dhe Shkenca të Aplikuara./Ksp/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti politik Faton Abdullahu ka vlerësuar se moscertifikimi i zgjedhjeve…